“Jo më hajdutë të 7×7-313 tek subvencionet për fermerët”, Basha: Lekët për ekonominë me taksën e sheshtë 9%, fund inspektimeve abuzive

spot_img

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidatin për deputetë Abaz Tafa zhvilluan një takim me banorët e Zall Bastarit dhe më pas në një punishte hekuri në zonën e Farkës në Tiranë.

Duke folur për korrupsionin qeveritar me banorët e Zall Bastarit, Basha tha se qeveria e Edi Ramës vitin e kaluar pati buxhet 7.2 miliardë euro për të menaxhuar, por nuk i ka çuar për ulje taksash, uljen e çmimeve apo për rritje pagash dhe pensionesh, por tek shokët e tij tek 7×7=313. Sipas tij, qeveritarët nuk u mjaftuan vetëm me vjedhjen e parave të subvencioneve për fermerët nga taksat e shqiptarëve, por edhe ato që vinin nga BE dhe për këtë arsye sot Shqipëria është përjashtuar nga programi i ndihmës.

Basha më tej tha se zgjedhja më 11 maj është e qartë, vota për Edi Ramën është për të nxjerr shokët e tij nga 7×7=313 dhe për fat të keq, vota për ata që e quhen sot PD, është votë për Ilir Metën, për Elvis Roshin dhe ish-deputetin e PS që tashmë është në listën e PD, Pëllum Shullazin. Ai u shpreh se rruga e vetme për të kthyer paratë tek shqiptarët, është mbështetja e plotë për SPAK.

“Vetëm vjet në 2024-ën, qeveria e Edi Ramës ka harxhuar nga taksat tuaja 7.2 miliardë euro. Pothuajse 2.5 herë më shumë seç harxhon qeveria e Kosovës. Lekë që i ka nxjerr nga taksat e shqiptarëve. Taksat e shqiptarëve janë taksat më të larta në Ballkan, çmimet e konsumit janë më të larta, pagat janë më të ulëta, pensionet më të ulëta, të ardhurat në tërrësi më të ulëtat. Pse? Ku shkojnë këto lekë? Miqtë e mi ju e dini ku shkojnë këto lekë, s’ka nevojë t’ua them unë, se ma thatë sapo ybrita nga makina me gojën tuaj, këto shkojnë tek 7×7=313. Shkojnë tek shokët e Edi Ramës që kanë mbushur xhepat me taksat, me pasuritë, me koncensionet, me subvencionet. Nuk mjaftohen duke vjedhur subvencionet me parët e shqiptarëve, kanë vjedhur dhe subvencionet që kanë ardhur nga paratë e europianëve, taksat e europianëve. Sot që flasim programi i ndihmës për fermerët shqiptar është pezulluar sepse qeveria shqiptare e Edi Ramës është kapur si hajduti me presh në duar duke vjedhur këto subvencione. Shkurt miqtë e mi, siç e thotë dhe ajo që është kthyer në refren, këto para nuk vijnë tek ju sepse këto para shkojnë tek xhepat e shokëve të Edi Ramës tek 313 dhe të tjerëve që janë rrugës për tek 313-ta. Se lekët nuk mund të jenë njëkohësisht edhe në xhepat tuaj, edhe në xhepat eministrave të korruptuar të Edi Ramës. Lekët nuk mund të jenë edhe subvencione, edhe pasuri për pushtetarët. Kjo është zgjedhja që do të bëni më datë 11 maj: pas 12 vite shpërdorimesh, korrupsioni, gënjeshtrash, mashtrimesh dotë duroni edhe katër vite të tjera? Vota për Edi Ramën është votë për të nxjerr shokët e tij nga burgu. Është votë për të vazhduar për t’i çuar paret e shqiptarëve te shokët e tij. Më vjen keq ta them ,por dhe vota për atë që sot quhet PD, është votë për ta nxjerr nga burgu Ilir Metën, është votë për Elvis Roshin, është votë për Pëllumb Shullazin, ish deputet i PS-së që sot na ka rënë si kandidat për PD-n. Nuk ka rrugë tjetër për t’i kthyer paratë në xhepat tuaj, për t’i kthyer investimet tek shqiptarët për t’i dhënë subvencione fermerit shqiptar, përveçse duke mbështetur 100% luftën kundër korrupsionit , duke mbështetur 100% SPAK-un” – tha ai.

Basha më tej ishte në një punishte hekuri në zonën e Farkës në Tiranë ku ka diskutuar me sipërmarrësit rreth problematikave që përballen bizneset sot dhe zgjidhjeve që ofron programi i Koalicionit Euroatlantik. Gjatë takimit, sipërmarrësi ka shprehur shqetësimet e tij për mungesën e fuqisë punëtore dhe burokracitë e tepërta të qeverisë, të cilat e vështirësojnë punën e bizneseve.

“Kemi vegla plotë, por flejnë të gjitha. Ne kur skemi pasur punëtor na kanë kaluar në biznes të madh. Kur kemi qenë me punëtor më shumë, kemi qenë biznes i vogël. Këtu është absurditet shumë i madh. Edhe një biznes, nëse do konkurrencë të ndershme nuk mund ta taksosh nëpërmjet xhiros. Nëpërmjet fitimit ma do mendja, se logjikën kështu e ka, që të shtosh edhe konkurrencën në treg. Kurse këtu, bën vaki janë më të ‘zgjuar’ se ne këta” – tha sipërmarrësi.

Basha tha se politikat e qeverisë në 12 vite nuk janë bërë për të mbështetur ekonominë, por vetëm shërbejnë për të mbushur xhepat e zyrtarëve të korruptuar tek 7×7-313. Ai tha se programi i Koalicionit Euroatlantik do të ofrojë një sistem më të drejtë dhe mbështetje për bizneset e vogla, me taksën e sheshtë 9% dhe bizneset e vogla jo më shumë se 1% e xhiros vjetore. Sipas tij, një tjetër masë do të jetë reduktimi i inspektorëve që janë kthyer në gjobaxhinj për bizneset dhe çdo gjë të bëhet në bazë të analizës të riskut.

Basha gjithashtu theksoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë si element kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Jo shiko ata nuk mendojnë për ekonomi. Nuk mendojnë as për sipërmarrjen, ata mendojnë si e si me mbush arkën të cilën pastaj e vjedhin. Pra, kur vendosin gjoba, kur rrisin taksa, atyre iu leverdis sepse ato para, siç e kemi parë, vidhen shpërdorohen. Jo se e themi ne, e thotë KLSH, e thotë SPAK-u. Prandaj është mbush, që them unë 7×7-313. Pse është mbush, se lekët e taksave të shqiptarëve që i kanë rritur vit pas viti, i kanë futur në xhetpat e tyre. Zotimi ynë i parë është që ju qeverinë të paktën mos ta keni kundër. Ta keni në krah, taksa 9%, saç e ka Mali i Zi. Se ne minimalisht duhet të jemi konkurrues me rajonin 9%. Sigurisht biznesi i vogël 0 taksë, i vetmi detyrim që ka biznesi i vogël është jo më shumë se 1% e xhiros vjetore, tarifat, taksat lokale. Jo taksë qendrore. E dyta janë inspektimet, se inspektimet ia marrin shpirtin biznesit. Inspektimet janë kthyer në gjoba për njerëzit. Çdo gjë në bazë të analizës së riskut, s’ka pse të dalin e të gumëzhinë inspektorë, tatimorë gjithandej për t’iu marrë kohë, për t’iu marrë energji, jo. Çfarë ka analizë risku padiskutim, siç e bën perëndimi. Pse duhet të vij nga mëngjesi deri në darkë për të të mbyll biznesin ty për të të bërë kontroll.
Që ta ndalim këtë duhet të trajtohet biznesi në mënyrë të drejtë, se e ke në krah biznesin. Biznesi të punëson njerëzit, biznesi të ndihmon në rritjen e konsumit, në rritjen e fuqisë blerëse, biznesi të mbush edhe arkën publike. Po ta shpenzosh për publikun, jo për veten tënde. Nuk ka program të eci përpara pa goditur korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë” – u shpreh Basha.

Latest articles

Related articles