SHBA-Kinë: Një “fat i ri ekonomik” për Shqipërinë? – ANALIZA

spot_img


Tensionet tregtare po riformësojnë zinxhirët globalë të furnizimit – dhe Shqipëria është gati të shfrytëzojë këtë moment!

Tarifat e reja të SHBA ndaj produkteve kineze në teknologji, makina elektrike dhe industri të avancuara po detyrojnë kompani të mëdha të kërkojnë vende më të sigurta, më të afërta dhe me kosto më të ulët për aktivitetin e tyre.

Në këtë sfond global, Shqipëria po shfaqet si një qendër e re për prodhim, logjistikë dhe përfaqësim ligjor, madje edhe për kompanitë kineze që kërkojnë akses të qëndrueshëm në tregjet europiane.

Porto Romano – porti i ri që po ndërtohet në Durrës – pritet të shndërrohet në një hub strategjik tregtar dhe logjistik për rajonin.

Por ndikimi nuk ndalet këtu:
Rritja e investimeve të huaja pritet të çojë në rritje të çmimeve të pronave, qirave dhe zhvillimit imobiliar – duke ndikuar drejtpërdrejt në punësim, mirëqenie dhe rritje ekonomike në vend.

Ashtu si Holanda është bërë shtëpia ligjore e shumë korporatave globale, pse jo edhe Shqipëria?
Me politika të zgjuara dhe promovim të koordinuar, Shqipëria mund të përjetojë dekadën e saj të artë ekonomike.

Interesimi ka nisur!

Koha për të vepruar është tani!

✍️ Elisabeta Katiaj

Latest articles

Related articles