Orjola Pampuri është një politikane demokrate e angazhuar me Koalicionin Euroatlantik, një grupim politik që synon të promovojë integrimin euroatlantik të Shqipërisë.
Pampuri ka një sfond të pasur akademik dhe profesional, duke qenë e diplomuar në psikologji dhe me titullin “Doktore e Shkencave”
Ajo ka shërbyer si pedagoge dhe specialiste e shëndetit mendor përpara se të hynte në politikë.
Si deputete e PD ka qenë një Qëndrestare në të gjitha betejat politike nga mbështetja e banorëve të Unazës tek vokacioni Perëndimor i PD duke çuar vizionin e saj në zyrat më të larta të diplomacisë amerikane, britanik e europiane.
Në zgjedhjet e 11 majit, Pampuri ka theksuar rëndësinë e një programi konkret dhe kandidatësh me integritet për të adresuar nevojat e familjeve shqiptare.
Angazhimi i saj politik reflekton përkushtimin ndaj vlerave demokratike dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.