Media italiane: 60% e emigrantëve që u transferuan në Gjadër janë të dënuar për tentativë vrasje, abuzim seksual, dr0gë…

spot_img

Dy ditë më parë, anija italiane “Libra” ka sjellë në Shëngjin 40 emigrantë, të cilët janë vendosur në kampin e Gjadrit, i cili tashmë do të shërbejë si qendër riatdhesimi. Emigrantët janë kryesisht tunizianë dhe marokenë, por disa vijnë nga vende të tjera si Bangladeshi dhe Moldavia.

Ata zbritën nga anija të prangosur dhe të shoqëruar nga efektivë të shumtë policia. Media italiane “Il Giornale” ka dhënë detaje të reja lidhur me veprat penale që këto emigrantë kanë kryer në Itali dhe janë dënuar me burg. Në artikullin e mëposhtëm thuhet se ndaj tyre është lëshuar urdhër dëbimi pasi konsiderohen të rrezikshëm për shoqërinë.

“Il Giornale” shkruan se 60% e tyre kanë një dënim për tentativë vrasje, pesë janë shpallur fajtorë për dhunë seksuale, shumë prej tyre kanë dënime të formës së prerë për joshje të të miturve, drogë dhe krime kundër personit ose pronës. Një tjetër shkelje ligjore e përbashkët e tyre është dhënia e informacioneve të rreme për veten.

Latest articles

Related articles