Jon Myshketa: Të gjithë drejtoritë kryesore të Durrësit drejtohen nga “migrantë” të deleguar nga Tirana

spot_img

Ka një shpërfillje për të ardhur keq nga ana e deputetit në detyrë të qarkut Durrës, njëkohësisht kryeministër I vendit dhe kryetar I Partisë Socialiste ndaj socialistëve të ndershëm të qytetit.

Të gjithë drejtoritë kryesore të qytetit drejtohen nga “migrantë” të deleguar nga Tirana.

Nuk me shqetëson fare fakti se si shkojnë punët brenda PS në Durrës a gjetkë, madje për të qenë I sinqertë dua dhe do luftoj që e “Rilindja” dhe Rama të mos rri as edhe një sekond në pushtet pasi nuk e meriton, por më duket një trajtim si njerëz të dorës së dytë dhe pa dinjitet e kjo nuk është aspak normale, pasi kur me të tijët sillet në këtë mënyrë pa respekt, mendojeni vetë tashmë se si sillet ndaj nesh.

E majta dhe e djathta janë filozofi e brenda tyre ka plot qytetarë korrekt, njerëz të ndershëm e profesionistë ekselentë, por drejtimi I marrë në dorë nga të paaftët dhe besnikelët e kryetarit nuk lënë vend për asnjë që nxjerr në pah mediokritetin e tyre, babëzinë e tyre, korrupsionin dhe arrogancën e tyre.

Një gjë duhet pasur parasysh, ata janë vetëm një grusht individësh, shumica janë njerëz te ndershëm që kërkojnë të jetojnë me dinjitet, të trajtohen me respket.

Rendja pas tyre zgjat pushtetin e tyre dhe nëpërkëmbjen tuaj e tonën së bashku si qenie njerëzore.

Politika duhet të ketë fytyrë njerëzore e jo….

Latest articles

Related articles