Presidenti Donald Trump është krenuar për fuqinë ushtarake dhe armët e SHBA-së për të cilat sipas tij “askush nuk ka asnjë ide” , në përgjigje të shqetësimeve se lufta e tij tarifore me Kinën mund të dalë jashtë kontrollit.
Trump ngriti tarifat për mallrat kineze në 125% të mërkurën, në shenjë hakmarrjeje për kundërmasat e vendosura nga Pekini. Kina ende nuk i është përgjigjur rritjes së fundit, megjithëse Ministria e Tregtisë u zotua më parë të luftojë luftën tregtare “deri në fund”.
I pyetur nëse ai ishte i shqetësuar për lëvizjet e ardhshme të Pekinit dhe një “përshkallëzim të mundshëm përtej luftës tregtare”, Trump tha se presidenti kinez Xi Jinping është “një nga njerëzit e zgjuar në botë” i cili kurrë nuk do të “lejojë që kjo të ndodhë”.
“Ne jemi shumë të fuqishëm. Ky vend është shumë i fuqishëm. Është shumë më i fuqishëm nga sa e kuptojnë njerëzit. Ne kemi armë që askush nuk e ka idenë se çfarë është, dhe janë armët më të fuqishme në botë që kemi. Më të fuqishme se kushdo” u tha ai gazetarëve në Zyrën Ovale.



