‘Agron Shehaj premton heqjen e 1 mijë vetave nga puna’

spot_img

BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET
“Të mbyllet RTSH, nuk e sheh njeri”, reagon sindikata: Agron Shehaj shkeli vijën e kuqe me median
09:08 : 10/04/2025

Sindikata e Radio Televizionit Shqiptar ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të partisë Mundësia Agron Shehaj se RTSH duhet të mbyllet pasi nuk e sheh askush dhe shpenzon 30 milionë euro në vit nga taksat e shqiptarëve.

“Një televizion publik që nuk e shikon askush, nuk e ndjek askush, dhe nuk ka asnjë ndikim real,shpenzon 30 milionë euro në vit nga taksat tuaja. Vetëm një shembull nga shumë të tjerë. Kështu i kursej unë Shqipërisë 1 miliard euro në vit, duke ndalur abuzimin, jo shërbimin;duke larguar parazitët, jo mësuesit e mjekët”, tha Shehaj ditën e djeshme.

Në reagimin e sindikatës thuhet se Agron Shehaj ka shkelur vijën e kuqe me median.

Sindikata e RTSH-së kërkon reagimin e institucioneve ndërkombëtare dhe drejtpërdrejt OSCE Presence in Albania si organizmi që ka investuar në trajnimin e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, U.S. Embassy Tirana , European Broadcasting Union – EBU dhe KQZ Shqiperi.

Latest articles

Related articles