50 milion euro për artin – Plani i Koalicionit Euroatlantik nga Taulanda Jupi

spot_img
Advertisements

Në një mesazh të qartë për votuesit, kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik, Taulanda Jupi, ka theksuar rëndësinë e kthimit të kulturës në një burim zhvillimi ekonomik dhe identiteti kombëtar. “Ka ardhur dita të kthejmë artin, kulturën dhe trashëgiminë në një industri kreative, funksionale dhe konkurruese,” shprehet Jupi, duke theksuar se Shqipëria nuk mund të matet vetëm me ekonomi, por edhe me mendim dhe krijimtari.
Ajo i referohet drejtpërdrejt programit të Koalicionit Euroatlantik, i cili parashikon 50 milion euro për artin dhe trashëgiminë, 0% taksë për individët krijues, fond të posaçëm për artistët e rinj dhe mbështetje për kinemanë shqiptare dhe projektet ndërkombëtare. Jupi thekson se kultura është themeli i lirisë dhe Shqipëria ka nevojë për institucione të reja kulturore, ligje moderne dhe më shumë hapësira për krijuesit në çdo qytet.

ShqipëriaMeritonMëShumë ✅Voto #4 – Koalicioni Euroatlantik #votoTaulandaJupi #11maj

Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/share/1EuASjgjS4/?mibextid=wwXIfr

spot_img

Latest articles

Related articles