Sami Koka, heroi i Shqipërisë kundër pushtuesit italian

spot_img

Me 7 prill 1939 Italia fashiste pushtoi Shqipërinë. Shteti shqiptar i priti pushtuesit me armë në dorë.

Tenent kolonel Sami Koka, Komandantit të Përgjithshëm i Rojes Mbretërore të Kufirit, ka nënshkruar urdhrin për operacionin e mbrojtjes.
” Goditni pa ndërprerë, që të frenoni marrjen e terrenit. Kur armiku zbarkon dhe merr terren, mbani kontakt pamor dhe me zjarr kundër tij. Në afërsi 700 – 800 metra nisni zjarrin me mitraloz dhe armë deri në ushtarin e fundit. Kjo është një Detyrë e Shenjtë” – urdhëroi koloneli Koka (dokumenti gjendet në Arkivin e Shtetit).

E vërteta është se mitrolozët shqiptar (me shul) vonuan zbarkimin italian me disa orë, sipas dëshmitarëve me qindra të vrarë në Durrës. Thuhet se deti u bë i kuq.

Edhe sot e kësaj dite, Ushtria italiane mban SEKRET operacionin e pushtimin dhe numrin e saktë të të rënëve Italianë më Durrës.

Koloneli Sami Koka dëshmoi në Gjyqin Special të 1945 se qysh dy ditë para pushtimit i kërkoi urdhërin Komandantit të Përgjithshëm, Xhemal Aranitasi, i cili e kishte humbur fare qetësinë. “E detyrova të firmoste urdhërin e mbrojtjes përballë një armiku shumë të madh dhe të pajisur, dhe në datën 6 qëndrova në komandë deri në 10 të mbrëmjes për të organizuar rezistencën përballë pushtimit” – deklaroi Koka.

Koloneli Koka mbrojti kufirin e Shqipërisë nga pushtuesit fashistë më 7 prill 1939 dhe në Gjyqin Special të 13 prillit 1945 u dënua me 30 vjet burg

Latest articles

Related articles