Berisha në Elbasan, Dash Sula e sulmon nga Facebook-u: O Sali, e bëre shkrumb e hi

spot_img

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula i lënë jashtë listave për zgjedhjet e 11 Majit kishte disa fjalë për Sali Berishën, teksa ky i fundit ishte në Elbasan për të prezantuar kandidatët e koalicionit opozitar.

“Kush i përfaqëson Demokratët e besimit të krishter në listën e PD në Elbasan?!

Zhdukja nga lista e kandidatëve, e deputetit që mbështet shtetin ligjor dhe drejtësinë e barabartë për të gjithë.

Injorimi i antarësisë së Partisë Demomratike të Elbasanit duke i djegur e bërë hi votatat e tyre në Primare.

Mospërfaqësimi i 6 bashkive nga 7 që ka qarku Elbasanit me kandidatë në listën e kandidatëve për deputetë.

Diskriminimi dhe përçmimi që u është bërë Demokratëve dhe votuesve të zonave rurale në Qarkun e Elbasanit duke mos i përfaqësuar me emra në listë të mbyllur, nuk janë të vetme të probleme në listë e kandidatëve të PD për deputetë.

🔵Pyetje për Kryestrategët e Kryemagjistarët që bërën listat e kandidatëve të PD, kush do ti përfaqësojë votuesit demokrat të besimit të krishter në Elbasan pas 11 majit?

Deri në fund të këtij mandati i ka përfaqësuar denjësisht, me shumë përkushtim dhe integritet Doktoresha Zheni Gjergji, por pas Shtatorit të këtij viti KUSH?

Përgjigja është: Askush!

Kryemagjistarët e listave të PD e kthyen STATUTIN e Partisë demokratike në Letër Bakalli, votat e demokratëve i shnderruan në hi që zhduket pa lënë gjurmë, demokratët e fshatrave i braktisën po ashtu edhe demomratët e komunitetit të Krishterë.

Lista është për primarin jo demokratët” shkruan ai.

Latest articles

Related articles