Vlorë! Tifozët e Flamurtarit pushtojnë fushën dhe godasin trajnerin e Besës

spot_img

Tifozët e Flamurtarit pushtojnë fushën
Rikthehet sërish dhuna në futbollin shqiptar.

Skena të turpshme u regjistruan në përfundim të takimit mes Flamurtarit dhe Besës, ku kavajasit triumfuan me rezultatin 2-0.

Në një ndeshje vendimtare për ngjitjen në elitë, tensioni ishte i madh. Pas mbylljes së takimit, tifozët e Flamurtarit pushtuan fushën e lojës.

Të shumtë në numër, ata shkuan te stoli i Besës dhe sulmuan trajnerin kundërshtar, Emiljano Çela, i cili ka edhe një të kaluar me vlonjatët.

Duhej ndërhyrja e policisë, për të larguar tifozët dhe për të mos lejuar agravimin e situatës më tej.

Pas kësaj ndeshje, Flamurtari renditet i dyti me 69 pikë, ndërsa Besa e treta me 68 pikë dhe gjithçka mbetet e hapur për ngjitjen në elitë

Latest articles

Related articles