Sali Berisha ka denoncuar Lulzim Bashën, ndoshta nisur nga suksesi që ai ka pasur deri tani në fushatë. PD e drejtuar nga Berisha ka denoncuar Bashën në KQZ se në platformat sociale përdor simbolet e selisë blu.
Në zgjedhjet e 11 majit, Basha po përfaqësohet përmes një partie dhe logoje tjetër të quajtur “Koalicioni Euroaltantik”. Përmes përfaqësuesit ligjor Florjan Nuri, PD u ankua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke thënë se Basha vijon të përdorë simbole të ngjashme me ato të PD-së në faqen zyrtare të internetit dhe llogarinë e tij në META si dhe në Instagram, dhe kërkoi që KQZ të urdhërojë mbylljen e tyre.



