Ministrja Bujqësisë: Gripi i shpendëve ra në një stabiliment të kompanisë Reas

spot_img

Enton Abilekaj ka pyetur ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lidhur me gripin e shpendëve që ra në fermën Reas dhe Aiba dhe a kanë përfunduar produkte të kontaminuara në treg.

Denaj, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se pulat dhe vezët janë asgjësuar dhe nuk kanë dalë në treg.

Debati:

Enton Abilekaj: Doli gripi i shpendëve, sa vezë u asgjësuan, sa pula? Sa dolën në treg?

Anila Denaj: Ju shkruani pasi të pyesni institucionet, jo duke hamëndësuar në portale. Ju nuk hapi një herë faqen e webit të ministrisë. Sepse nëse e hapni, apo kërkoni një informim zyrtar për të gjithë këtë, në asnjë rast nuk ka munguar informaiconi dhe kemi qenë ne duke çuar informacion që ka rënë gripi i shpendëve.
Gripi i shpendëve ra në një stabiliment, Reas, brenda 24 orëve është ndjekur ekzekutimi. Është sëmundje që nuk mund të evitohet, por ishim aty me të gjithë veterinerët. Ne ndjekim protokollet. Ne nuk mund të evitojmë 77 mijë raste salmonelë në Evropë. Por si të evidetojmë dhe të reagojmë menjëherë. Ne nuk mund te themi pse ra gripi i shpendëve në Amerikë dhe u rrit çmimi i vezëve, por në Shqipëri nuk ka ndodhur. Janë gati 1 milionë kokrra vezë, 200-300 mijë zogj që kanë mbyllur ciklin e riprodhimit. Ky është informacion zyrtar. Ju mos krijoni informacion për konsum politik publik për të thënë se nuk informojmë, Ne informojmë, flasim për rastin dhe kur protokolli nuk ndiqet, ne kërkojmë ndihmën e institucionit dhe çojmë për ndjekje penale. Këtë bën Ministria. Nëse një institucion varësie nuk e ka ndjekur protokollin, do të ketë të njëjtin ballafaqim me ligjin sikurse një biznes. Ky është rasti dhe duhet të konsumojmë më pak debat politik për sigurinë ushqimore.

Enton Abilekaj: Sa vezë pra janë asgjësuar?

Anila Denaj: Asnjë nuk ka dalë në treg, është bllokuar në të njëjtën ditë dhe analiza është brenda të njëjtës ditë. Gjurmueshmëria është në zinxhir të plotë. Para se të shkruash në portal, hap faqen web dhe kërko informacion. Nëse ne të bllokojmë informacionin atëherë thuaj nuk japin informacion. Është reagim i menjëhershëm. Gripi i shpendëve ka rënë kudo. Ne kemi çuar veterinerët që evidentonin zonën, kanë qenë në 21 ditë aty dhe janë persona që e kanë treguar me punën e tyre përkushtimin. Ku ka patur mungesa janë ballafaquar me ligjin.

Latest articles

Related articles