Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëkoherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, inspektuan sot punimet në rrugën Ndroq-Plepa, projekt i cili është në fazën e parë të rehabilitimit.
Gjatë inspektimit Balluku shprehet se ka pasur një ecuri të mirë në punime dhe pretendohet që të mbyllet brenda muajit Dhjetor.
Ndërsa Autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë. Kjo nuk është hera e parë që flitet se ky segment do të bëhet pjesë e rrugëve me pagesë, por qeveria e ka pranuar këtë zyrtarisht në një dokument të ARRSH. Me përfundimi e zgjerimit të korsive, duke e bërë me 4 korsi, si dhe punimet në aksin Kombinat – Plepa, qeveria planifikon vendosje të pagesës në këtë rrugë.
