Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka replikuar sërish me kryeministrin Edi Rama nga emisioni “360 gradë” në Abc news. Duke iu referuar deklaratës së Sali Berishës ku i drejtohej kryeministrit se “ka dalë nga realiteti që kur merret me Lul Bashën”, Basha ironizon duke i thënë Ramës se në realitet kanë qenë kur mbyllën listat, votuan amnistinë apo kur gatunin lejen për Malin e Tiranës.
Ai më tej thotë se kryeministrit nuk i ndahet shpirti nga bufi.
“O Rame, ça bohet mo Rame, ka dalë doktori me u anku se pse të sulmoj unë ty! A e dëgjon çfarë thotë, “ke dalë nga realiteti që kur merresh me Lul Bashën”. Domethon përpara ishe në realitet ë? Kur mbyllët listat bashkë, kur votuat bashkë amnistinë për të liruar të korruptuarit, kur gatunit lejen për Malin e Tiranës me shokë. Atëherë ishit në realitet, tashi ke dalë jashtë realiteti. E mër Ram, edhe flet ti për dashni. Ty s’të ndahet shpirti nga bufi mo Rame, po as bufit nga ty mo Ram. Hajde, hajde se sa ka fillu, 7×7, 313 Rame” – tha Rama.