Skandali i qarkullimit në treg të 18.3 tonë fileto pule të importuar nga Brazili e kontaminuara me bakterin e rrezikshëm “Salmonella Typhimurium”, ka mbyllur gojën qeverisë.
Prej dy ditësh skandali ka mbërthyer vendin, teksa ministrja e Bujqësisë Anila Denaj vijon të bëjë fushatë në Vlorë, dhe kreu i AKU-së, Manush Kullolli gjithashtu bën fushatë për PS në Elbasan.
Për aktivistët e shoqërisë civile dhe organizatës Qëndresa Qytetare kjo është neglizhencë e zyrtarëve më të lartë të qeverisë.
Deri më tani dihet që produkti i kontaminuar është shpërndarë në treg që nga 11 marsi, ndërkohë që analizat laboratorike që vërtetuan infektimin u publikuan më vonë, kur tashmë një pjesë e konsiderueshme e mishit ishte konsumuar.
Sipas aktivistëve, në vend që të shpallej një alarm kombëtar për ndalimin e menjëhershëm të mishit të kontaminuar dhe për gjetjen e përgjegjësve, institucionet kanë zgjedhur të heshtin.
Prokuroria ka nisur hetimet për administratorët e dy kompanive dhe të paktën ndaj tre inspektorëve të AKU-së të cilët dyshohen për neglizhencë ose bashkëpunim në fshehjen e produktit të ndaluar.
Në kërkim
Arben Goxha – administratori i kompanisë AMG food
Në hetim
Mondi Goxha administratori i kompanisë diMal Gezim Hushi inspektori i AKU-së
Sada Lufta inspektori i AKU-së
Aldo Sinjari inspektori i AKU-së.



