Çdo ditë një qytetar diagnostikohet me kancer në qarkun e Fierit. Sëmundjet malinje po shtohen, thotë mjekja onkologe Ansia Mone, teksa tregon se në tre- mujorin e parë të vitit 2025, numërohen 120 raste të reja. Kryesisht të prekurit janë në moshën e tretë ndërsa nuk mungojnë as grupmoshat e reja.
Ndër shkaqet kryesore që kanë ndikuar në rritjen e rasteve me sëmundje malinje përvec faktorit gjenetik janë jeta sedentare, kequshqyerja duhanpirja dhe alkoli tek meshkujt, ndërsa te femrat lindjet në moshë të madhe, mosushyerja me gji.
Gjatë këtij tre- mujori vihet re gjithashtu një rritje e numrit të femrave të prekura me kancer gjiri dhe kolekteral, ndaj mjekja ka apeluar për kontrolle të vazhdueshme në mënyrë që sëmundja të kapet në fazë të hershme. Në Spitalin Rajonal të Fierit pacientët trajtohen me kimioterapi ndërsa onkologia thekson faktin se falë terapive një pjesë e mirë të prekurve të diagnostifikuar në fazë të hershme jo vetëm që janë përmirësuar por dhe janë shëruar plotësisht.