Peka: Pas hakerave iranian fshihet Veliaj. Stafi i Bashkisë së Tiranës vodhi të gjitha të dhënat e e-albanias

spot_img

Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në PD Avenir Peka, në një intervistë në Syri Tv, theksoi se në vitin 2021 stafi i Bashkisë Tirane hakëroi të gjitha të dhënat e qytetarëve nga e-albania në interes të PS.

Ai tha se në hakërimet e vitit 2022 të ashtuquajtur ‘iranianë’ nuk janë të jashtëm por sipas tij, pas tyre fshihet Erion Veliaj.

“E para e punës këtu kemi të bëjmë për një personazh si Ervin Muça, të cilin unë e kam quajtur vrasës me pagesë. Sepse është një person i përfshirë në disa skandale.

Në 2013 ka ndodhur skandali i serveri i drejtorisë së tatimeve është djegur është marrë serveri Ky ka qenë drejtori i IT të tatimeve dhe ka lidhje të drejtpërdrejtë me atë.

Është përfshirë dhe në funksione të tjera edhe të kadastrës ku ka bërë një ‘mish mash’ të jashtëzakonshme një kaos.

Kemi vjedhjen e të gjithë databazës në 2021 nga PS, ku dolën patronazhistët e famshëm.

Të dhëna e asaj data baze ishin administruar nga stafi i Bashkisë së Tiranës, për llogari të PS që u provua qartë, që ishte vjedhur sistemi i e-albanias, që mban të dhënat, e të gjithë popullit shqiptar.

Pas kësaj ndodhi hakërrimi i ashtuquajtur iranian por jam i bindur që nuk ka qenë një hakërrim iranian por ka qenë një hakërrim i kryer nga brenda, ku mbrapa të cilëve qëndron Erion Veliaj.

Por është hakëruar edhe sistemi i policisë së shteti dhe unë kam bërë një konsultim me ekspertët, që hakërrimi ka qenë i brendshëm dhe jo i jashtëm.

Kurse sonte kemi një rast me fakte konkrete që drejtori i IT, një natë kundër protokollit të sigurisë është futur në serverat e policisë së shteti dhe është përpjekur të hakerrojë këto informacione”, tha Peka.

Latest articles

Related articles