“Duke i dhënë makinës unë shoh vetëm Lulin, ty nuk të shoh” – Rama batuta nga Vlora

spot_img

Kryeministri Edi Rama ka qenë në inspektimin e rrugës Bunavi – Kërkovë. Gjatë takimit me banorët e zonës, kryeministri ka shkëmbyer batuta, ku nuk ka harruar të përmendë dhe Lulzim Bashën.

Gjatë një bisede në videocall me një nga banorët e zonës, i cili ishte duke i dhënë makinës, i tha se duke i dhënë makinës vetëm Lulin sheh.

“Duke i dhënë makinës unë shoh vetëm Lulin, ty nuk të shoh. Unë në këmbë, këta në këmbë, ne nuk pimë dot kafe ti na mban me llafe. Unë jam demokrat në det, si të rinjtë e FRPD Vlorë. Ata janë në det, s’mund të rrinë në kënetë. Demokratët nuk gënjejnë asnjëherë se i ka mësuar Luli të thonë të vërtetën.

Ministri ka hallin e bazës, s’ka hallin tuaj. Me këta nuk dua sherr se nuk durohen. Që kur erdha e ndava mendjen që për çfarëdo të thonë do them po, se me këta sherr hapur nuk lihet”, tha Rama.

Latest articles

Related articles