Gjergji Nika: Si bëhej karriera në PD ? Fake merkato!

spot_img

Në 2021, ende pa përfunduar zgjedhjet, FRPD në Vlorë dhe ata që ishin rreth saj kishin filluar të ndanin postet pa pasur asnjë kontribut në parti e jetën partiake: drejtor porti, drejtor doganash, drejtorë tatimesh e hipotekash… Të gjitha ato vende ku mendonin se kishte para që të mund të vidhnin!

Kur PD nuk fitoi synuan poste drejtuese në Këshillin Kombëtar të Bashës. Duke shfrytëzuar kuotat e rinisë u katapultuan në poste drejtuese.

Kur në skenë doli Foltorja dhe Rithemelimi, në bashkëpunim me drejtues të Rithemelimit kaluan nga Berisha dhe, përsëri me makinacione hynë në Këshillin Kombëtar e në Kryesi.
FRPD, që sot del krah Ramës, shfrytëzoi drejtues të lartë politikë të PD-së së Berishës për të krijuar OJF të ndryshme me qëllim përfitimi, shfrytëzoi edhe “ideologë” të PD për t’u bërë e njohur “kombëtarisht”.

E gjithë kjo FRPD pazaresh është “shkëput totalisht” nga PD dhe demokratët derisa sot, doli kundër.
Në krah të Ramës sot dolën nje grup shoqëror, që kryeministri i mbledh dhe i quan të rinj të FRPD, të cilët e morën peng dhe ishte pengu më i bukur ku është marrë…

Nuk është Luli i shituri apo i blerë sepse koha ka treguar që po shiten e po blihen ata të cilët i mbajnë demokratët peng!

Historikisht kjo ka qenë fatkeqësia e PD: Në rastin më të mirë nuk ka pasur kujtesë historike e moral politik të dyshimtë; në rastin më të keq KANË QENË GJITHMONË BASHKË, duke shkëmbyer edhe “të vetët” kur ju duhen për propagandë…

Paska pasur të drejtë Basha, që këto prurjet “e reja” pa histori, pa biografi politike e moralisht të paqëndrueshme nuk i vendosi në lista, pavarësisht presioneve…

Ndërsa Rama, sado të bëjë retorikë që ishte pengu më i bukur ku u mor, në fakt është peng i krimit e i korrupsionit!

Koha për ndryshim, sepse Shqipëria meriton më shumë…

Latest articles

Related articles