Kulla: Marrëveshja ushtarake Kroaci-Shqipëri-Kosovë ka shqetësuar Serbinë

spot_img

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ilir Kulla thotë se për marrëveshjen ushtarake Kroaci-Shqipëri-Kosovë serbët kanë reaguar të shqetësuar, pasi kanë folur të gjitha mediat dhe njerëz të afërt të Aleksandar Vuçiç.

Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai tha se ne kemi një aleancë politike ushtarake që nuk është hasur më para në kuadër të ndryshimeve gjeopolitike që po ndodhin, marrëveshje me dy vende aleate në Ballkan.

Kjo është kundërpërgjigje ndaj botës serbe. E lexon mirë Vuçiç që nëse këta bëhen të gjithë bashkë, Serbia rrudhet dhe bëhet e vogël. Se Rusia është larg, nuk është në kufi.

Duke qenë se dhe Shqipëria dhe Kroacia janë vende të NATO-s, në rast të një konflikti do të ketë përfshirje të NATO-s.

Kjo është kundërpërgjigje që i ka shqetësuar serbët, se për herë të parë ata gjetën një kundërpërgjigje.

Nëse Serbia do ketë të njëjtin agresivitet ka dhe kundërpërgjigje.

Në rast të një tensioni do të krijohet një koalicion i gjerë anti-Serbi, jo vetëm ushtarakisht por edhe politikisht.

Latest articles

Related articles