Basha poston videon pas mesnatës: Vetëm bufi të ka ngelur për shok, ti vdes për atë

spot_img

Replikat me video në rrjetet sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të PD-së Lulzim Basha vazhdojnë.Këtë herë ka qenë Basha që ka replikuar duke publikuar një video nga krevati ku shprehet se Rama i nxori gjumin.

“E mër Ramë më Ramë ngele duke pyetur për shokët e mi, ske faj mo burrë, gjithë shokë e tu tek 7*&=313”, shprehet ish-kryedemokrati.

Ai thotë se shoku i vetëm që i ka ngelur Kryeministrit është Sali Berisha teksa i drejtohet se “ti dhe bufi jeni të pandarë”.

“O Rame (qesh) na nxore gjumin. Ke lagjja ime e vjetër kush është kandidat Pëllumb Seferi mër Ramë? E njeh mirë ti, ta hoqi skalpin në 2021, e mër Ramë më Ramë ngele duke pyetur për shokët e mi, ske faj mo burrë, gjithë shokë e tu tek 7*&=313, vetëm një shok të ka ngel. Bufi, bufi, vdes për bufin ti o Rame. Ti dhe bufi jeni të pandarë, hajde Rame hajde se lidhemi nesër për më shumë”, shprehet Basha.

Latest articles

Related articles