Kryetari i partisë së Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka reaguar sërish ndaj kryeministrit Edi Rama.
Me një video nga takimi i tij në qytetin e Durrësit, për prezantimin e kandidatëve, Basha shpreh me ironi marrëdhënien e Ramës me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si dhe Ilir Beqajn dhe Jurgis Çrybes.
“O Rame në Durrës jam Rame, a ia çove dy paketa Lali Erit, apo po i run për naj tjetër, e di vetë ti, më tha njëri nga të tut këtu O lul mos fillo naj biznes me import cigaresh se s’ke për t’ia dal dot me paketat në burg, e më Rame, ngele duke u marrë me shokët e mi, ja ku i ke shokët e mi të Durrësit, Krujës, Fushë Krujës, Shijakut, po shokët e tu ku i ke, ku e ke Lali Erin, ku e ke Gjush akulloren, po Lir Beqajn, ça do i çojmë Jurgis Çyrbes se s’ja mbush dot mendjen me cigaren atij, ka dalë gjithandej duke thënë se votat i mora për Ramën, jo për vete, kujdes Rame se s’na ndal dot as me fabrikë duhani më”, u shpreh ai.