Sa dekada i duhen Edi Ramës, që Shqipëria të jetë pjesë e BE? – nga Orjola Pampuri

spot_img

Në fakt këto zgjedhje, nuk ka më premtime mbi shëndetësinë falas, apo flluska të tjera që zhbëhen 1 ditë pas zgjedhjeve, këtë herë flluska e radhës është integrimi europian.

Por Shqiptarët e dinë që është vetë Edi Rama që e ka penguar këtë proçes.

  1. Pengesat Kryesore për Integrimin e Shqipërisë në BE:

a) Korrupsioni dhe Krimi i Organizuar

Korrupsioni mbetet një nga sfidat më të mëdha për Shqipërinë. Në Progres-Raportet e BE-së, theksohet;
• Korrupsioni është i përhapur në nivele të larta dhe shpesh nuk dënohet.
• Pavarësisht reformave, ka pak raste të ndëshkimit të zyrtarëve të lartë për korrupsion.
• Institucionet si SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) duhet të gjejnë mbështetje të gjerë nga të gjitha palët.

b) Reforma në Drejtësi dhe Cënimi i Pavarësisë së Gjyqësorit.

• Ndikimi politik në drejtësi është ende i pranishëm.
• Zvarritja e çështjeve të korrupsionit dhe mungesa e dënimeve të forta për zyrtarët e lartë krijojnë perceptimin e pandëshkueshmërisë.

c) Liria e Medias dhe Demokracia
• Raportet e BE-së kanë shprehur shqetësime për presionin ndaj gazetarëve dhe mungesën e transparencës në institucionet shtetërore.
• Projektligjet për median janë kritikuar nga organizatat ndërkombëtare si një kërcënim për lirinë e shtypit.

d) Administrata Publike dhe Zgjedhjet
• Administrata publike vazhdon të jetë e politizuar dhe ka mungesë transparence në rekrutime.
• Zgjedhjet, ende përballen me probleme si blerja e votave dhe përdorimi i burimeve shtetërore për fushata.

Sa më lart, janë ato çka thonë progres raportet e vazhdueshme të BE. Dhe të gjitha tregojnë pikërisht mungesën e vullnetit të qeverisë Rama 1,2,3, për të përmushur kërkesat, çka e bën tepër të pabesueshëm Edi Ramën, në pozita shumë të papërshtatshme, kur ka shumicën e bashkëpunotrëve nën hetim apo në burg, të përdorë si kauzë të fushatës, integrimin europian. Pikërisht përdorimi i kësaj teze, e bën edhe më të refuzuar nga shqiptarët.

Progresi i mëtejshëm varet nga vullneti politik për të garantuar shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit. Vetëm nëse këto sfida adresohen seriozisht, Shqipëria mund të përshpejtojë rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Me Ramën, dhe miqtë e tij nën hetim dhe në burg, nuk mund të ketë pasaportë për në BE.

SgqipëriaMeritonMëShumë

Koalicioni Euroatlantik
Nr. 4💪

Latest articles

Related articles