Roald Tepelena
Politikanët e këqinj në përgjithësi mund të kenë shumë gjëra të ndryshme, shumë cilësi të ndryshme nga njëri tjetri por kanë të përbashkët domdoshmërisht hipokrizinë. Gjithë historia politike është e mbushur pa fund me shembuj që tregojnë për këtë përbashkësi. Nga ana tjetër të gjithë politikanët e mirë kanë padiskutim të përbashkët një lement mungesën e hipokrizisë.
Shqipëria në këto vite, vendi ynë në mbi tre dekada pluralizëm është qeverisur përgjthësisht në një mënyrë të tmerrshme. Padyshim gjendja e vështirë e trashëguar nga komunizmi ka patur një rol, mungesa e një përvoje dhe e një tarsëhgimie demokrariuke ka atur një rol, mos njohja e mekanizmave demoklratikë dhe e funskionimit të lirisë dhe sundimit të të drejtës ka patur një rol, apatia dhe dobësia e shqoërisë shqiptare e edukuar dhe mësuar në regjimin komunist ka patur një rol pro një rol bazë themelor ka patur karakteri i dobët, shumë i dobët i klasës politike. Politikanët tanë në tërësinë e vet kanë njerëz që e kanë pushtetin dhe politikën si një mjet për të përfiutuar ata, si një mjet i cili me anë të hipokrizisë dhe intrigës politike mund të fitohet, ruhet dhe mbrohet për përfitime të vogla dhe të ulëta.
Deputetët e parlamenteve tona, përfaqësuesit e popullit në parlamentet e këtyre 35 viteve në shumicën e rasteve kanë njerëz me karakter të dobët, njerëz të cilët kanë shërbyer si zgjatime të drejtuesve politikë, të kryetarëve të partive dhe të interesit të tyre të vogël. Parlamenti, deputetët kanë pasqyruar pjesën më të keq etë sjelljes sonë politike. Qindra deputetë, ndoshta mijëra që prej vitit 1992 nuk e kanë përfaqësuar kurrë përgjegjësinë e një deputeti, nuk e kanë mbrojtur kurrë interssin e njerëzve me zemër dhe shpirt, nuk kanë kurrë njerëz që kanë dëshmuar karakter. Parlamenti, deputetët kanë për detyrë të mbajnë përgjegjëse, ti kërkojnë llogari qeverisë, të mos e lejojnë qeverinë të nëpërkëmbë apo të lërë të lejojnë në baltë dhe me baltë njerëzit.
Sigurisht që në këto vite ka patur deputetë me karakter por ata kanë qenë përgjithësisht pakicë. Ka patur mes tyre deputetë që kanë luftuar për njerëzit, që kanë mbrojtur njerëzit sikur ata të ishin vetë njerëzit që mbronin. Në përgjithësi janë mundur, kane humbur ose janë larguar më pas por kanë lënë shijen e mirë, emrin dhe imazhin e asaj që duhet të jetë një deputet, që duhet të jetë një njeri.
Edhe këtë herë ka njerëz trë tillë, ka njerëz që e bartin të gjithë shqetësimin, barrën dhe hallet e njerezve. Shkurt ka njerez me karakter. Nuk do të merreshim kaq gjatë me këtë gjë sikur Shqipëria të mos ishte në një gjendje të mjerë dhe të rraskapitur nga pikëpamja e qeverisjes dhe e gjendjes së njerëzve. Nuk do të merreshim me këtë gjë sikur lista e deputetëve të PD-së, të PS-së të dominohej nga njerëz që i dhimbset populli I vet, që I vjen keq për të që nuk ushqen dot familjen apo për atë që nuk ka para të blejë ilaçet. Shkurt nuk do të merreshim me këtë gjë sikur në listat e deputetëve të kishte shenja se PD dhe PS kanë vendosur njerëz që kanë karakter.
Karakteri është gjithçka, karakteri është e kundërta e hipokrizisë, karakteri është kurajajoja për të mbrojtur të drejtën, karakteri është forca për të patur dhimbje për atë që vuan, karakteri është përpjekja që të trajtosh hallin e tjetrit si hallin tënd.
Në politikë dhe kudo duhet startegjia,njohja e gjërave, dhe karakteri. Disa prej studiesve më të njohur thonë se se në qoftë se do të mungonte diçka nga këto të treja më mirë të mungojë startegjia dhe dija dhe të mbesë karakteri. Karakteri eshte i domosdoshem.
Parlamenti i ri ka nevojë për karakter, ka nevojë për njerëz me karakter. Parlamenti i ri ka nevojë për njerëz që dinë të vuajnë, që dinë të durojnë, që dinë të kndërshtojnë dhe të luftojnë.
Parlamenti i ri duhet të ketë njerez si Pëllumb Seferi. Mund të ketë dha ka njerez të tjerë që janë si Pëllumbi, që kanë forcën dhe karakterin e Pëllumbit. E rëndësishme eshte ajo që përfaqëson Pëllumbi. Me një fjalë ai është njeri me karakter në tërë kuptimin e fjalës dhe në tërë qenien e vet.
Ai kandidon për deputet në vendin ka ku lindur në Tiranë. Ai kandidon për Koalicionin Euroatlantik. Pëllumbi është rob i rrugës së vet, është rob i bindjeve të veta, është rob i karakterit të vet. Madje bindjet dhe karakteri i tij janë produkt i rrugës së vet. Rruga e Pëllumbit është familja e tij ku ai lindi më së pari. Me një baba punëtor të thjeshtë, antikomunist, një njeri që sakrifikoi gjithçka që ti mbante me bukë në radhë të parë dhe më pas ti edukonte dhe fëmijët e tij. Babai i Pëllumbit, për ata që e dinë historinë e Tironës dhe historinë e familjes së Pëllumbit ishte shembulli I butësisë, maturisë dhe dhembshurisë. Nuk kishte zë, nuk kishte zhurmë, nuk kishte ankim, shkonte në punë, rraskapitetj dhe i heshtur kthehej. Kjo për vite më radhë. Besimi në Zot ishte ndoshta forca pas kësaj qetësia dhe paqeje. Nëna ishte ana tjetër e balancës. Nikoqire, llogaritare, disi e rreptë, e kujdeshme. Ajo bënte bashkë në një mënyrë gati magjike dashurinë dhe dhembshurinë me prakticitetin dhe nevojën që familja dhe fëmijët të mund të ushqeheshin, rriteshin dhe edukoheshin në një mënyrë që komunizmi të mos I prekte, dërrmonte apo shkatërronte. Komunizmi të shkatërron në shumë mënyra dhe një nga këto mënyra është edhe helmimi i shpirtit dhe prishja e karakterit. Bash këtë kishte të shenjtë babai dhe nëna e Pëllumbit. Ata më së pari kërkonin të rrisnin fëmijët me besim dhe me shpirt jo komunist.
Kur Pëllumbi mbaroi shkollën tetëvjeçare ai shkoi në pounë dhe shkollën e mesme e bëri pa shkëputje nga puna. Aty ai punoi me njerëz me biografi të keqe, me njerëz të ditur, me përkthyes, shkrimtarë dhe profesorë që regjimi komunist i kishte çuar në punë në në ndërtim. Pas shkollës së familjes kjo ishte shkolla e dytë e Pëllumbit. As aty ai nuk ran ë kontakt me klishenë komuniste, nuk ran ë kontakt dhe nuk u helmua nga propaganda dhe mashtruimi komunist. Aty iu shtua edhe më shumë besdia deri edhe urrejtja për atë që thoshte dhe bënte komunizmi. Pëllumbi ishte pak a shumë çuni pjesërisht i pabindur i lagjes që punonte kur të tjerërt shkonin në shkollë. Puna, njerezit me të cilët rrinte, familja e bënë që të kishte një vlerësim të thellë për kurajon dhe karakjterin e fortë. Kjo vazhdoi dia vite der isa ra komunizmi. Kur komunizmi ra Pëllumbi, I cili ishte herët nëj njerei që thuajse nuk I kishte hyrë në asn jë grimë apo pjesë të trupit klisheja komuniste (ai dukej si I rritur në një ambient jashtë realitetit komunist) sigurisht që shkoi në PD, mori pojesë në protestat dhe demonstratat për krijimin e PD dhe rrëzimin përfundimtar të komunizmit.
Nuk hyri në PD, në strukturat e saj, ishte mbështetës, mbështetës i zjarrtë. Politika nuk ishte që e tërhiqte aq shumë. Donte vetëm një qeverisje jo komuniste me treg të lirë he liri ekonomike. U afrua shpejt me besimin në Zotit, të cilin e kish patur që në komunzimë brenda vetes. Marrëdhënia me besimin u bë ritual, u bë praktikë, u bë pjesë bazë e jetës.
U mor me biznes. Për vite me radhë shkonte në Turqi apo Itali merret mallra dhe i shiste në Tiranë. E nisi si shumëtë tjerë me çanta , me pak mall deri s u bë një biznesmen relatibisht i rëndëshëm. Ia pa në një farë mënyre hajrin biznesit. Kjo është faza e tretë që e kompletoi Pëllumbin si karakter. Tashmë ka familje, është martuar, ka dy djem që po rriten shpejt. Marrëdhëniet politike i ka të afërta pa qenë vetë pjesë direkte e saj. Ëhtë mëbshtetur i zjarrtë i PD-së, edhe i Berishës. Madje në një mënyrë emocionale.
Pas konsolidimit të biznesit dhe rritjes së djemve e lë biznesin. Është më i fokusar tek politika dhe përfshihet drejtpërdrejt në të. I bën të gjitha. Qe nga viti 2008 eshte nje partiak tashme. Sekretar dege, anëtar komisionesh zgjedhore, militant, veprimtar partie në një farë mënyre. Më pas zgjidhet kryetar i degës eges së PD-së në njësinë numër tetë, në lagjen ku ka lindur dhe është rritur. Vite të tëra angazhimi I pandalur që nga viti 2018 si kryetar I degës. Në një farëmënyre jeta politie kthehet në shqetesimin bazë. PD-ja është në opozitë. E konsideron gati armiqësore ndaj Shqipërisë politikën e qeverisë Rama. Përfshihet plotësisht në luftën opozitare me gjithçka. Karakteri nuk e lë të bëjë asgjë ndryshe. Nuk ka asnjë kursim në energji. PD-ja humb në 2017, humb në 2021-in dhe zhytet në krizë të thellë. Në gjithçka ndodh në PD, në gjithçka ndodh në politikë Pëllumbi udhëhiqet nga karakteri dhe nga emocioni, udhëhiqet nga ajo që i thotë shpirti dhe nuk bën llogari, nuk sheh si mund të jetë më mirë për të. Është i vendosur, i ngarkuar emocionalisht por shpresëplotë. Mendon se vendi ka nevojë vetëm për një parti që mban fjalën, për një parti burrash që nuk e dredhin përditë, burrash që nuk shajnë dhe fyejnë si djaj (shejton është fjala që ai përdor), per nje parti të djathtë, për një PD që nuk hyn ne luftë me SHBA apo me BE-në. Shqipëria nuk shpëton me parti maskarenje që perdorin gjithçka për veten, qe jane gati te djegin parti dhe Shqiperi vetem per vete.
Me këtë bindje ai është në garë. Pëllumbi nuk është akademik, nuk është matematikan apo kimist, nuk është antropolog apo professor i biologjisë gjenetike pro poliutika kërkon nerëz që duan vendin dhe kanë karakter. Pëllumbi është njereiu q ëi bën me turp shumicën e të tjerëve që bëjnë llogari, e dredhin përditë, mashtrojn ë përditë,, nuk duan tia dinë për të kurajon dhe të ndershmërinë. Pëllumbi edhe vetëm me kaq sa është, mjafton që është i tillë e ka kryer detyrën.