Departamenti Amerikan i Shteti ka publikuar raportin e tij më të fundit për pastrimin e parave dhe narkotrafikun.
Për më tepër, DASH e thotë qartë se grupet kriminale ndikojnë në qeveri.“Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit, për të shtrënguar rregulloret dhe mbikëqyrjen e pastrimit të parave dhe për të luftuar ndikimin e grupeve të krimit të organizuar kudo në qeveri dhe shoqëri”
Në raport shfaqet dhe emri i ish kryeministri Sali Berisha, duke rikonfirmuar qëndrimet e mëparshme ku DASH, u bazua në shpalljen non grata të Sali Berishës.
Në raport, Departmenti Amerikan vlerëson punën e SPAK ku përmend hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.
“Në vitin 2023, SPAK ndërmori veprime që përfshinin arrestime dhe sekuestrim të pasurive të ish-zyrtarëve të nivelit të lartë. Në Tetor, SPAK njoftoi një hetim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i sanksionuar nga SHBA për korrupsion pasi dhëndri i tij përfitoi afro 5 milionë dollarë. Në Tetor gjykatat dënuan ish-ministrin e Mjedisit Koka po për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre sepse një kompani i dha atij 1.47 milionë dollarë. Gjykata sekuestroi gjithashtu asete me vlerë 4 milionë dollarë”, thuhet ndër të tjera në Raportin e DASH./