Policia e Tiranës po vijon hetimet për aksidentin e rëndë me 4 të vdekur që ndodhi mesnatën e së mërkurës në rrugën Vorë-Fushë-Krujë, ku një mjet “Benz” u përplas me shpejtësi me një betoniere të ndaluar në rrugë dhe më tej shpërtheu në flakë, duke vrarë të katër të rinjtë.
Por mësohet se firma ku punonte drejtuesi i betonieres, Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i arrestuar, rezulton të jetë ‘Hel-Jon shpk’, e cila merret prodhim dhe tregtim betoni që prej vitit 2021, kur dhe është krijuar.
Kompania është me administrator Samir Hoxhën, 27 vjeç, i cili është shpallur në kërkim dhe akoma nuk është gjetur nga policia.
Ai akuzohet se ka punësuar Krrashin si shofer, ndërkohë që nuk kishte patentë për drejtimin e mjeteve të rënda, teksa janë shkelur edhe rregullat e sigurisë rrugore e të punës.
Samir Hoxha rezulton se është djali i Ruzhdi Hoxhës, biznesmenit që u gjet i vrarë më 6 nëntor 2021 në Qafë Mollë.