Basha: Koalicioni Euroatlantik, alternativa e ndryshimit të vërtetë më 11 maj

spot_img

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi këtë mbrëmje një takim me strukturat e Degës 11 në Tiranë. I shoqëruar nga kandidatët Taulanda Jupi, Anisa Rapo dhe Laura Hoxha, Basha prezantoi vizionin e Koalicionit Euroatlantik, duke theksuar se kjo forcë politike është alternativa e vetme që garanton një politikë me vlera, integritet dhe shërbim ndaj qytetarëve.

Në fjalën e tij, Basha tha se partitë e vjetra mbyllën listat për të strehuar individë të korruptuar, ndërsa Koalicioni Euroatlantik garon me lista të hapura, duke i dhënë qytetarëve mundësinë të zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre.

Ai theksoi se programi i Koalicionit Euroatlantik është hartuar nga ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj, duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik, drejtësinë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, të cilat, sipas tij, janë penguar për dymbëdhjetë vite nga qeveria aktuale.Basha theksoi se qytetarët kanë në dorë mundësinë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe për t’i dhënë fund një politike që i ka vendosur interesat personale mbi interesat e vendit. Ai u shpreh se Koalicioni Euroatlantik nuk është një formacion politik që nuk kërkon pushtet për veten, por një ekip me vlera dhe vizion për një Shqipëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Lufta kundër korrupsionit dhe mbështetja për drejtësinë

Në vijim të fjalës së tij, Basha u ndal te çështja e drejtësisë dhe angazhimi i Koalicionit Euroatlantik për të mbështetur fuqishëm luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë. Ai nënvizoi se SPAK duhet të mbështetet me veprime konkrete dhe jo vetëm me fjalë, duke përmendur amendamentet e propozuara për forcimin e drejtësisë, të cilat, sipas tij, mbahen të bllokuara nga qeveria dhe aleatët e saj në opozitë.“Ne jemi në mbështetje të SPAK me akte, si amendamentet tona që mbahen të bllokuar në parlament nga Rama dhe patericat e tij në opozitë, por me votën e qytetarëve në 11 maji, mund të t’i japim Shqipërisë drejtësinë që meriton”

Angazhim për ekonominë dhe një politikë në shërbim të qytetarëve

Basha u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin programin e Koalicionit Euroatlantik, i cili synon të sjellë një ekonomi më të drejtë, më shumë mundësi për të rinjtë dhe një politikë që vendos në qendër qytetarin.

Në përfundim të takimit, ai theksoi se më 11 maj qytetarët kanë mundësinë të votojnë për ndryshimin dhe për një Shqipëri që garanton drejtësi, mirëqenie dhe mundësi të për të gjithë.

Latest articles

Related articles