Berisha replikë me Elez Biberajn: Mbyllja e VOA nuk është akt censure

spot_img

Kreu demokrat Sali Berisha, vendimin për të mbyllur Zërin e Amerikës, e ka cilësuar çështje të një gjeopolitike globale, jo cenurë. Berisha deklaroi se VOA është ent publik dhe se administrata e konsideron që të reduktohen shpenzimet kolosale që bëhen, duke e mbyllur.

Më herët, në lidhje me këtë ka reaguar ish-drejtori i seksionit të Euroazisë në Zërin e Amerikës, gazetari Elez Biberaj.

Biberaj shkruan se Zëri i Amerikës që ka qenë dritë shprese dhe e të vërtetës ‘‘u hesht sot në emër të uljes së burokracisë federale’’. Ai ka thënë se ky vendim do të shkaktojë dëme për imazhin e SHBA-së.Reagimi

Zëri i Amerikës, një fener shprese dhe i së vërtetës për qindra miliona anembanë globit, u hesht sot në emër të reduktimit të burokracisë federale. Për më shumë se tetë dekada, VOA ka qenë një forcë jetike në promovimin e idealeve demokratike të Amerikës, duke prezantuar besnikërisht politikat e SHBA-së, avancimin e interesave kombëtare dhe duke shërbyer si një burim i besuar i lajmeve të besueshme për miliona në rajonet e privuara nga informacioni. Vendimi për të çmontuar një nga pasuritë më të mëdha kombëtare të Amerikës do t’i shkaktojë dëm të thellë imazhit të SHBA-së, interesave të saj globale dhe promovimit të vlerave demokratike – dëm që asnjë kundërshtar nuk mund ta arrijë kurrë. Sot shënohet një kapitull thellësisht i trishtuar në historinë e angazhimit të Amerikës me botën.

Latest articles

Related articles