Veliaj i rrezikshëm, u përgjua të urdhëronte sulme mediatike kundër SPAK e GJKKO

spot_img

Pasi e izoluar Erjon Veliajn në qeli nën dyshimet për korrupsion e pastrim parash, prokurorët e posacëm nuk u ndalën me kërkimet e tyre për gjetjen e provave të reja ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Ndërsa mbahej në paraburgimin e Durrësit, Ols Dado dhe Altin Dumani iu drejtuan gjykatës me një kërkesë për ta përgjuar Veliajn. Bisedat e përftuara nga këto përgjime janë paraqitur ditën e djeshme, si një nga provat e reja që SPAK ka në duar ndaj personit nën hetim Erjon Veliaj, në gjykatën e Apelit të Posacëm ku po shqyrtohet kërkesa e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, kundër masës së sigurisë.

Në këto biseda Veliaj dëgjohet me familjarët e tij të flasë për sulme të orkestruara ndaj prokurorëve e gjyqtarëve, si dhe përdorur gjuhë shantazhuese edhe ndaj zyrtarëve të ministrisë së Drejtësisë e Burgjeve, pasi një kontrolli që i është bërë në qelinë e paraburgimit. Veliaj sipas burimeve përmend edhe zyrtarë të tjerë të lartë në bisedat e tij. Për prokurorët kjo mënyrë të sjelluri tregon shumë për personalitetin e z.Veliaj, i cili edhe pse në kushtet e izolimit, tenton me cdo kush të ushtrojë ndikim dhe dëshmojë pushtetin e tij. E për këtë arsye prokurorët këmbëngulën në gjykatë që të mbahet nën masën e sigurisë “arrest me burg” duke vlerësuar se ka rrezik të dëmtojë provat e të indimidojë dëshmitrarët.

Sot pritet që për këto prova të flasë vetë Veliaj. Në seancën e parë ai deklaroi se prokurorët i përndoqën familjen. Por sot, është vetë ai që duhet të justifikojë sjelljen e tij shantazhuese dhe do të tentojë të bindë gjykatën për liri. Mundësitë që ai të dalë në liri janë të pakta, pasi përgjimet brenda qelisë e rëndojnë shumë pozitën e Erjon Veliajt përballë drejtësisë.

Latest articles

Related articles