Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin prej 18 vitesh burg për policin Arjan Tase, i cili përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avadiaj në plazhin e Potamit në gushtin e vitit 2022.
Tase kishte apeluar dënimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë në Vlorë, por Apeli ka vendosur ta konfirmojë atë.
Ngjarja tragjike ndodhi gjatë një vozitjeje me skaf, kur Tase goditi vogëlushen, e cila humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të rënda.