Përmes një komunikimi publik në rrjetet sociale grupi ekonomik BALFIN, me drejtues sipërmarrësin Samir Mane, ka zbuluar të dhëna financiare për 2024, ku duket se fondi i pagave në total është 73 milion euro për 5,483 punonjësish, me një rritje afro 25% krahasuar me vitin e mëparshëm.
Por rritja nuk ndalet vetëm tek pagat. Sipas burimeve zyrtare, BALFIN ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm edhe për shtetin. Totali i pagesave për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të bëra nga grupi në vitin 2024 arriti në 16,5 milionë euro, një shifër shumë më e lartë se ajo e vitit 2023, kur BALFIN kishte paguar 12,2 milionë euro.
Grupi më i madh me pronësi shqiptare, “BALFIN”, i biznesmenit Samir Mane që përfshin një sërë sipërmarrjesh, mes të cilave: Neptun, QTU, TEG, Spar, Green Coast, Mane TCI, Tirana Bank, Kid Zone (Jumbo), etj, është ndër tatimpaguesit më të mëdhenj në vend.