Indrit Vokshi
Sot po sulmohet Olsi Dado, deri edhe nga qen e mace të cilët Erion Veliaj i ka financuar prej 10 vjetësh. Kanë dalë të gjithë haptas kundër një prokurori. Çfarë krimi ka kryer ky prokuror? Asnjë krim. Çfarë të keqeje i ka bërë Shqipërisë ky prokuror? Asnjë të keqe deri tani. Çfarë prove ka për të se është i korruptuar? Asnjë provë. Aty e kishin vettingun, le ta furnizonin vettingun me prova që implikojnë Olsi Dadon dhe ai nuk ishte sot prokuror. Por se kanë bërë.
Duhet ta kuptojmë, sot nuk po gjykohet Olsi Dado. Qen e mace nëpër media gjyqin e Erion Veliaj duan ta kthejnë në gjyq të Olsi Dados por ky nuk është gjyqi i Olsi Dados. Sot po gjykohet Erion Veliaj dhe kjo shoqëri, kjo media, ky shtet, sot, fokusin duhet ta ketë tek pyetja: A ka vjedhur Erion Veliaj apo jo? Ky personi që për 3 mandate ka manaxhuar çdo vit nga 200 milion euro buxhet dhe më shumë se 200 milion euro interesa, a ka vjedhur, a ska vjedhur?
Nëse del se Erion Veliaj nuk ka vjedhur, aty rrjedhimisht na lind dyshimi se Olsi e Dumani kanë çuar në gjykatë një njeri të pafaj. Por nuk po gjykohet Olsi, sot gjykohet Erion Veliaj për të cilin ka të dhëna e ka prova që e implikojnë në vjedhje. Si do t’i vlerësojë gjykata ato prova? Punë e gjykatës. Duhet të zhvillohet gjyqi e ta shohim si i gjykon.
Deri tani ne shohim diçka: Provat e Olsi Dados dhe Altin Dumanit kundër Veliajt, janë shumë po shumë më të forta se provat e Veliajt për Olsi Dadon – provat për Olsin janë banalitete të tipit “ky ha skampi”, “është tullac”, “është i Saliut”. Ndërsa Dado e Dumani kanë paraqitur fatura, blerje, kontrata, transferta të bashkisë Tiranë, biznesmenëve dhe familjarëve të Veliajt.
Ndaj le ta ngulim në mendje: Nuk është Olsi Dado as në hetim, as i pandehur, as i dyshuar për vjedhje. Është Erion Veliaj. Kësisoji politika dhe media në shërbim të saj po kryen poshtërsi që po tenton ose po lejon që kjo çështje të kthehet në gjyq kundër prokurorit dhe të harrohet i dyshuari për vjedhje.