Birëso një revolucionar !(Projekt për një fushatë kombëtare)

spot_img

Dashnor Kokonozi

Nuk mund të pranojmë e nuk duhet të lejojmë që politika të marrë fëmijë e të na kthejë monstra. Nuk duhet të ketë midis nesh individë me mendje e shpirt të thartuar që sot na drejtojnë gishtat në sy e nesër do të na ngulin bajonetat në grykë !
Birësoni një revolucionar.
Ata reflektojnë urrejtje ndaj botës. Ata urrejnë edhe vetë jetën sepse kane vuajtur e janë keqtrajtuar në fëmijëninë e tyre.
Pranojini në gjirin tuaj dhe ushqejini me vlerat tuaja njerëzore.
I mësoni të afrohen e të duan njerëzit, të kuptojnë hallet e tyre. Ushqejini me dashurinë tuaj dhe mësojuni empatinë. Bëni gjithçka që të harrojnë vështrimin e tyre të urrejshëm.
Tregojuni një libër dhe i inkurajoni ta prekin që të mos kenë frikë prej tyre.
Kthejini një individ species njerzore!
Birëso një revolucionar!
Birëso sa nuk është vonë!

Latest articles

Related articles