Ish-kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma, është kallëzuar penalisht në SPAK nga një anëtar i gjykatës së Lushnjës, për “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukje apo vjedhje dokumentesh”, pasi në vitin 2017 dha një leje ndërtimi pa projekt arkitektonik.
Dyshimet janë ngritur gjatë shqyrtimit nga gjyqtari Hazbi Balliu të një tjetër çështje gjyqësore.
Hazbi Balliu, një gjyqtar i Gjykatës Administrative në Lushnjë, ka depozituar kallëzim penal në prokurorinë e Sarandës, kundër ish-kryetarit të bashkisë së këtij qyteti, Adrian Gurma.
Mes listës së gjatë të zyrtarëve lokalë të hetuar nga SPAK, tashmë Adrian Gurma do jetë ish-funksionari tjetër i PS, që në ditët në vijim të paraqitet në SPAK për të dhënë sqarime rreth një dosje, ku kallëzues rezulton të jetë një gjyqtar.