“Dorëheqje, pastaj burg” – slogani i ri i protestave kundër Vuçiç në Serbi

spot_img

“Dorëheqje, pastaj burg” është slogani i ri i protestave në Serbi. Pasi dha dorëheqjen kryeministri Millosh Vuçeviq, studentët, arsimtarët dhe fermerët janë mbledhur sërish këtë pasdite në Novi Sad. Mbrëmjen e së hënës, gjatë bllokadës së përgjithshme 24 orëshe, disa simpatizantë të partisë së Aleksandër Vuçiqit rrahën me shkopa beisbolli një grup studentësh. Njëra prej tyre është në spital me fraktura. Pas kësaj ngjarjeje, një pjesë e studentëve e kanë fokusuar protestën e tyre në Novi Sad, ndërsa pjesa tjetër është në Beograd. Aktualisht, protestat po hyjnë në muajin e dytë.

Latest articles

Related articles