Lita: Rikthimi i emigrantëve në Gjadër, do ndikojë në zgjedhje! Primaret rrezikojnë përçarjen në PD

spot_img

Gazetari Lavdrim Lita ishte i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ku komentoi aktualitetin politik në vend.

Fillimisht ai u ndal tek tema më e fundit, ku 49 emigrantë nga Italia po sillen në kampin e refugjatëve të Gjadrit, ku duket se është riaktivizuar marrëveshja Rama – Meloni..

“Rikthimi i kësaj çështjeje do të përdoret nga opozita në fushatën zgjedhore të 11 majit. Gjadri nuk e zgjidh problemin e emigrantëve nga Afrika në Itali, ianë mbi 100 mijë në vit. Qeveria jonë do shpenzojë para për këto refugjatë. Sot ka dhënë me VKM 100 milionë lekë armatim Melonit”, theksoi Lita.

Primaret

Lidhur me procesin e “Primareve” në Partinë Demokratike, Lita theksoi se ky proces ka në vetvete elementin e garës, por kaq afër zgjedhjeve demotivon strukturat deri në hipokrizi.

“Por nga ana tjetër ky proces demotivon humbësit në këtë proces, gjë që do të ketë më pas ndikim në fushatë dhe në vetë zgjedhje, duke rrezikuar të krijojë mëri dhe përçarje të panevojshme. Drejtuesit e degëve futen në garë të dorëhequr, drejtuesit politik jo, që janë 80 % ish drejtuesit te Bashës”, theksoi ndër të tjera gazetari Lavdrim Lita.

Për Koalicionet

Në zgjedhjet do të ketë 3 koalicione opozitare, PD me satelitët e saj, Lulzim Basha do të krijojë një Koalicion euroatlantik ndërsa Lapaj,Shabani dhe Kocaqi një tjetër. Nga ana tjetër PS pritet të dalë e vetme.

LETRAT NGA BURGU

Lavdrim Lita i quajti letërsi burgu letrat e Salianjit, Metës dhe Beqajt, në media. “Kjo është letërsi burgu, me fantazi. Beqaj akuzon GJKKO e Spak si të Berishës, Meta i quan të Ramës e ndërkombëtarëve, Berisha i quan të SPAK dhe të Ramës, sipas nevojës. Kopjojnë letrat e Nanos nga burgu”.

Latest articles

Related articles