Gjykata Speciale dënon kryebashkiakun e Rrogozhinës

spot_img

AktualitetKryesoreTe rejat

U dënua një vit burg, a do të japë dorëheqjen? Memolla: Pasi të zbardhet, do flas më qartë

24/01/2025

0

Gjykata e Posaçme dënoi ditën e sotme me një vit burg kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla. SPAK kërkoi një vit burg për korrupsion zgjedhor dhe gjykata e ka pranuar kërkesën. Memolla ishte i pranishëm vetë sot në gjyq, u mbrojt edhe me dy avokatë. Gjykata i ka dëgjuar, por nuk i ka marrë në konsideratë kërkesat e tyre.

Gjykata në fund i shqiptoi se duhet të bëjë një vit burg duke mos e pezulluar apo konvertuar dënimin. Në dalje nga dera e gjykatës, Memolla deklaroi se do të presin zbardhjen e vendimit për të bërë më pas ankimimin.

Kur u pyet nëse do të japë apo jo dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë, Memolla tha se do të ketë më pas një deklartë më të qartë duke lënë të nënkuptohet se nuk e përjashton një ide të tillë.

“Do të ndjekim procedurën ligjore, do të ankimojmë, të shikojmë, presim që të zbardhet vendimi më pas do të kemi një deklaratë më të qartë” tha ai. Gjithashtu, për Memollën gjykata vendosi që të mos ushtrojë të drejtë në funksionet publike për pesë vite.

Gjithashtu janë dënuar edhe personat e tjerë që kanë qenë pjesë e kësaj dosje për rastin e korrupsionit zgjedhor. Megjithatë Memolla nuk do të shkojë në burg pasi nuk ka formë të prerë, duhet që më parë të shprehet Gjykata e Apelit.

Latest articles

Related articles