Politika, si djalli, është në detaje. Gjithmonë e më rrallë kemi të bëjmë me një betejë për sisteme ose ideologji.
Nuk realizohen më projekte të mëdha (rruga e Kombit, tuneli i Elbasanit, TAP, Hidrocentrale, etj) në kohë të shpejta.
Kryeministri Edi Rama doli sot të përuronte nisjen e punimeve të një parkimi në QSUT bashkë me ministra, deputetë e kameramanët. Shpesh kemi projekte fast food (fasada, shkolla lagjje, riasfaltime, rikualifikime urbane, etj).
Pse?
Sepse ato që merren me propagandë dhe jo me zhvillim e dinë për çfarë po flas.
Sot nuk ndikojnë më punët e mëdha, por retorika e përditshme e “punës”. Kjo i bind përkohësisht një pjesë të madhe të qytetarëve me 1 mijë Halle.
Nuk është më e rëndësishme çfarë thua seriozisht, çfarë bën realisht, por sa herë shfaqesh në mediume. Në shoqërinë e spektaklit nuk vlejnë më gjykimet morale por sa herë dukesh në Media.
Kujt i beson më shumë? Asaj çfarë thonë të tjerët, sesa ajo që sheh vetë. Nuk ka më besim tek vetja. Janë në Survival Mode.