Rama “shit-bleu” mandatin e 4t, dhëndri i Donald Trump bëhet investitor strategjik në Sazan

Qeveria shqiptare i ka miratuar statusin e investitorit strategjik Jared Kushner, kompania e të cilit planifikon të ndërtojë një resort luksoz në ishullin e Sazanit.

Investimi i parashikuar i “Resort Turistik Ishulli i Sazanit” prej 1.4 miliardë eurosh përmbush kriteret e parashikuara në legjislacionin për investimet strategjike”, thuhet në vendimin e qeverisë për dhënien e statusit.

“Investimi i projektuar plotëson kriteret për numrin e vendeve të punës siç kërkohet me legjislacionin për investimet strategjike. Gjatë pjesëve zhvillimore dhe operacionale të investimit parashikohet punësimi i 1000 personave”, thuhet në vendim raporton Balkan Insight.

Në vendimin e qeverisë theksohet se projekti do të zërë rreth 562 hektarë, nga të cilët rreth 45 hektarë do të zhvillohen.

Firma e dhëndrit të Donald Trump ka qenë në qendër të kritikave nga mediat e huaja, jo vetm për shkak të lidhjes me presidentin e ardhshëm amerikan, por edhe për shkak se fondi i saj prej 2 miliardë dollarësh është kontribut i sauditëve.

Kushner gjithashtu planifikon të ndërtojë një resort me vila në Zvërnec si dhe të zhvillojë qendrën e Beogradit me hotele shumëkatëshe.

Latest articles

Related articles