Prof. Taulanda Jupi mori pjesë në promovimin e librit të ambasadorit William G. Walker: “Historia e një krimi lufte”, bazuar në krimet serbe në Reçak që i hapi sytë botës për masakrat e Millosheviçit në Kosovë.
Komunikimi
🇽🇰🇦🇱
“Historia e një krimi lufte” është libri i ambasadorit William G. Walker i cili u promovua në prag të 26 vjetorit të masakrës së 15 janarit 1999 në Reçak.
Reçak: “Historia e një krimi lufte”nuk është vetëm një dëshmi historike e ngjarjeve tragjike që ndodhën në Kosovë, është një testament që kapërcen kufijtë e kujtesës dhe dokumenton të vërtetën e dhimbjes dhe sakrificës së popullit të Kosovës, është një thirrje e fuqishme që historia të mos përsëritet.
Gjithashtu libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” na fton të reflektojmë mbi rolin jetik të individëve si
Ambasadori William G. Walker, të cilët me guxim dhe përkushtim shkruajnë të vërtetën në momentet më të errëta të historisë.
Reflektimi mbi këtë figurë na frymëzon e na forcon bindjen se ndryshimi fillon nga forca qoftë edhe e një njeriu të vetëm, nga aktet e guximshme kur ato mbrojnë të drejtën dhe të vërtetën që përpiqen ta heshtin e ta shuajnë.