Kryeministri Edi Rama është ulur në gjunjë sot në Abu Dabi për ti dhënë një buqetë me lule kryeministres italiane Meloni. Kishte veshur atlete të bardha dhe kishte blerë një shall si dhuratë. Bën qejftet e veta në Dubai. Bën selfie e foto. Del në portalet italiane si latin lover.
Për shqiptarët,
Edi Rama është bërë një luks i panevojshëm,
Edi Rama nuk e ul dot naftën,
Edi Rama nuk e ul dot energjinë,
Edi Rama nuk e rrit dot pensionet,
Edi Rama nuk e rrit dot biznesin,
Që biznesi të rrisi rrogat,
Do thoni ju që uli energjinë me 1 Lekë apo rriti pensionin 30 Lekë.
Kjo është me tall atë që nuk thuhet.
Edi Rama është i panevojshëm.
Edhe Noc Rroku është me i nevojshëm se Edi Rama,
Por ndryshe nga Noc Rroku, ky Edi Rama na kushton shumë,
Edhe bahçen brenda KM e do me kate që kushtojnë sa qimet e kokës së Saliut.
Prandaj në 11 Maj Edi Rama do pushohet nga puna;
Suksese në jetë!