Operacioni antimafia në Itali, zbërthehen emrat e shqiptarëve të arrestuar

15 persona janë arrestuar në Itali pas një operacioni të gjerë antimafia, i zhvilluar me kërkesë të Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Prokurorisë së Bolonjës. Hetimi u bazua në zbërthimin e bisedave të koduara të përdorura nga trafikantët e drogës në platformën “Sky ECC”. Autoritetet italiane arritën të zbulojnë një rrjet të fuqishëm trafikantësh, që përfshinte shtetas nga Shqipëria, Kosova, Ekuadori, Kolumbia dhe Holanda.

Hetimet çuan në sekuestrimin e një sasie të madhe droge, përfshirë 23 kilogramë kokainë, 6 kilogramë heroinë, 80 kilogramë hashash dhe 240 kilogramë marijuanë, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 8 milionë euro.

Mediat italiane kanë zbuluar orët e fundit edhe emrat e personave të arrestuar. Ata janë Xhemali Desari, Avni Dushku, Fabjol Dushku, Rigers Kusi, Sokol Lumi, Bashkim Sula, Salvatore Gaetano, Antonio Modafferi, Daniel Palladino dhe Cesare Castellani. Ndërsa në arrest shtëpie janë lënë Julian Nikolla, Armand Pepa dhe Tureldi Tafa.

Sipas hetimeve, këta individë ishin të përfshirë në importimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Itali dhe vende të tjera evropiane.

Latest articles

Related articles