Kryebashkiaku i Kolonjës, Erjon Isai u paraqit këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo është hera e dytë që zyrtari i lartë thirret për t’u marrë në pyetje nga organet hetimore.
Qëndroi një orë në SPAK dhe kur doli deklaroi shkurt se “Dhashë disa shpjegime shtesë nga 2023, nuk e di nëse duhet të them çështjen që isha, dhashë disa shpjegime shtesë dhe kam qenë person deklarues” tha ai.
Sipas burimeve, paraqitja e Isait lidhet me një kallëzim të bërë nga Esmerald Xhafa, nën dyshimin se ka kryer disa vepra penale, përfshirë abuzime në disa tendera publikë.