Intriga brenda kupolës së policisë shtyn efektivin ti japë fund jetës, në gjendje të rëndë

Një polic rrugor ka rënë nga lartësia e një pallati në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot, në rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet. Efektivi i Rrugores që ka rënë nga lartësia e pallatit është A.S, 57 vjeç.

Redaksia ka mësuar nga burimet se efektivi duket se ka qenë në presion të vazhdueshëm psikologjik nga eprorët brenda Policisë së Shtetit për të bërë “veprime të paligjshme” dhe vetëm zbërthimi i aparatit telefonik, si dhe komunikimeve do të zbardhë ngjarjen e rëndë. Nuk ka lidhje me oligarkë.

Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Latest articles

Related articles