“Më ndihmoi dhëndri i vëllait të ministrit të Ramës”, dëshmia e fortë e Nuredin Dumanit

Zbardhen dëshmi të tjera të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit në GJJKO edhe këtë të martë.

Sipas burimeve i penduari i drejtësisë po jep detaje sesi ka dalë nga burgu.

Mësohet se ai ka deklaruar se e ka ndihmuar dhëndri i vëllait të ministrit të asaj kohe, Nasip Naços.

“Më ka ndihmuar dhëndri i vëllait të Nasipit që është mjek, më bëri si të vdekur për të më liruar nga burgu. Me nxori nga burgu, më bëri disa letra sikur vuaja nga zemra.”

“Kam paguar lekë për këtë gjë”-mësohet të ketë deklaruar Dumani.

Sipas dëshmitarit të drejtësisë, ndërmjetës për ta liruar nga burgu ka qenë avokati Alban Brengasi

Latest articles

Related articles