PD, Dhurata Çupi: Qindra milionë € për rrugë, qytetarë bllokohen në dëborën e parë!

Videon ma nisi sot një anëtar i komunitetit matjan, banues prej vitesh në njësinë 9 në Tiranë. Është vonuar disa orë për t’u kthyer në shtëpi për shkak të rrezikshmërisë së lartë në Rrugën e Arbrit, e cila, si me borë, si me diell, njësoj e lënë pas dore është. Vteëm në Shqipëri ndodh që në një ditë krejt të zakontë dimri të bllokohen rrugët, të mos funksionojnë emergjencat dhe qindra miliona eurot që paguajnë shqiptarët të mos shërbejnë për asgjë.

Veçanërisht në dimër, Rruga e Arbrit e zhvesh qeverinë e Edi Ramës nga propaganda, duke treguar lakuriqësinë e egër të korrupsionit, paaftësisë, keqqeverisjes. U bëj thirrje dibranëve, matjanëve dhe bulqizakëve në Dibër, Tiranë dhe Diasporë të ndëshkojnë me votë mashtrimin 12 vjeçar me rrugën e Arbrit dhe të votojnë për Partinë Demokratike. Vetëm ne mund të realizojmë premtimin për ndërtimin e kësaj rruge, sepse ajo është vizioni ynë dhe ne kemi vullnetin për ta përfunduar atë.

Sigurisht, pa taksa shtesë për kalimin e saj, siç ka ndërmend ta bëjë Edi Rama!

Latest articles

Related articles