Elon Musk-u nuk eshte asgje tjeter, veçse nje nga eksponentet e spikatur te tekno-kapitalizmit te globalizuar qe influencon gjithnje e me fuqishem ne vendimet dhe asetet politike, ne ekuilibrat nderkombetare, perballe te cilit shtetet e veçanta jane ne veshtiresi gjithnje e me te medha.
Musk-u shenjon nje kapercim drastik: ndersa deri me sot kjo strukture tekno-kapitaliste influenconte mbi politiken, sot e mbrapa ajo ben drejtperdrejt politiken e saj.
Me sa shihet, ballafaqimi midis kompanive te medha e shteteve sovrane po behet perhere e me i terbuar, sepse nga njera ane ka shtete qe humbasin pareshtur pushtet politik, ndersa nga ana tjeter eshte krijuar nje fuqi tekniko-ekonomike e jashtezakonshme – jo vetem financiare – qe konsiston ne kapitale te medha qe financojne strukturat me te rendesishme te kerkimit dhe inovacionit te planetit, ndaj, si e tille, ajo behet – domosdoshmerisht dhe pashmangshem – nje fuqi politike.
Zgjedhja e Tramp-it shenon nje kthese rrenjesore, sepse per here te pare pushteti tekniko-ekonomik vendosi te hyje vetë e drejperdrejt ne loje.
Musk-u do te jete ai qe do te vendose edhe per politikat e brendshme, sepse Trump-i i ka ngarkuar ta ktheje gjithçka permbys.
Ndryshe nga kapitalistet e vjeter, Musk-u paraqet nje ndryshim thelbesor, sepse nuk u mjaftua me ndikimin e terthorte ne politike, por vendosi te zbrese vete ne fushe.
Fushata e fundit presidenciale regjistroi nje “ndryshim kursi”: Silicon Valley qe zakonisht ka mbeshtetur demokratet, kesaj here ne mazhorance mbeshteti Trump-in.
Kjo u pasua nga ripozicionime te korporatave te medha te energjise, farmaceutikes e informatikes.
Kjo do te sjelle dobesimin e shteteve, te organeve perfaqesuese dhe zhdukjen e partive te afta per te marre vendime te rendesishme.
Massimo Cacciari, filozof dhe politikan italian