Valë sulmesh hakerash pro rusë ndaj ministrive italiane

Valë e re sulmesh nga hakerat pro rusë Noname057(16) mëngjesin e sotëm në faqet e internetit të ministrive dhe institucioneve italiane.

Si zakonisht, këto janë sulme Ddos (Distributed Denial of Service) që po shkaktojnë disa shqetësime dhe ndërprerje të përkohshme të shërbimeve publike.

Ekipi i CSIRT i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike po punon për të mbështetur subjektet e prekura në rivendosjen e funksionalitetit.

Ndër ministritë e sulmuara janë Ministria e Punëve të Jashtme, ajo Infrastrukturës dhe Transportit, Consob-i, Karabinierët, Marina, Forcat Ajrore si dhe kompanitë lokale të transportit publik si ”Atac” të Romës, ”Amat” të Palermos dhe ”Amt” të Gjenovës.

Latest articles

Related articles