Kreu i PLL Shpëtim Axhami thirrje legalistëve në Diasporë të regjistrohen për të votuar

Për Diasporën Shqiptare!
Regjistrohu dhe merr pjesë në Votime

Të dashur bashkatdhetarë,

Duke njohur rëndësinë e komunitetit të diasporës në zhvillimin e Shqipërisë dhe në ruajtjen e lidhjeve me atdheun, ju drejtohemi me këtë thirrje për të forcuar zërin tuaj dhe ndikimin tuaj në proceset demokratike të vendit.

Duke filluar nga data 11 Janar deri më 11 Mars 2025, ju ftojmë të regjistroheni në platformën zyrtare për të garantuar të drejtën tuaj për të marrë pjesë në zgjedhjet kombëtare. Vota juaj është një element i rëndësishëm që kontribuon në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Vota juaj siguron që shqetësimet, idetë dhe prioritetet e diasporës të përfaqësohen në politikat kombëtare.
Diaspora shqiptare luan një rol të pazëvendësueshëm në ekonominë dhe kulturën tonë. Përmes votës, forcohet lidhja mes jush dhe institucioneve të atdheut.
Votimi është një e drejtë që garanton pjesëmarrjen tuaj aktive në vendimmarrje.
•Regjistrohuni nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) linku i saj do të vendoset online në faqet e KQZ).

https://apps.apple.com/al/app/komisioni-qendror-i-zgjedhjeve/id6448755948

Per kete duhet sejcili nga ju të ngarkoni në këtë platformë:
(a) numrin e tuaj personal të identifikimit, datëlindjen dhe vendlindjen e tuaj;
(b) një pamje të fytyrës së tuaj nëpërmjet sistemit të verifikimit të pranisë tuaj.
(c) një numër telefoni mobile dhe/ose nje adresë email
Gjithashtu PLL do të jetë korrekte dhe mirinformuese për ju për çdo hap tuajin deri në ditën e regjistrimit dhe të votimit.
Të dashur shqiptarë të diasporës, së bashku mund të ndërtojmë një Shqipëri më të fortë dhe më të drejtë për të gjithë.
Regjistrohuni dhe bëhuni pjesë e ndryshimit!

Faleminderit.

Latest articles

Related articles